Big Brother VIP është ndër spektaklet më të ndjekura aktualisht megjithatë shumë po vënë në diskutim nëse shifrat e audiencës kanë kapur ato të vitit të kaluar. Para dy ditësh Top Channel publikoi disa statistika të shikueshmërisë së “BBV3”, ku sipas tyre ky edicion po ndiqet më shumë se “BBV2”.
Megjithatë sipas ekspertit të sigurisë së informacionit Besmir Semanaj Big Brother VIP 3 nuk po ndiqet aq sa Big Brother VIP 2.
“Në kërkimet në Google dhe në YouTube, dy nga treguesit më të rëndësishëm për ndjekjen dhe vlerësimin e një programi janë në shifrat e 25% krahasuar me vitin e kaluar dhe me një tendencë në rënie.
Fatkeqësisht për Top Channel, ende nuk kanë kaluar as BBV1, kurse BBV2 e shikojnë me dylbi aktualisht”, shkruan ndër të tjera Semanaj.