ShowBizzz

Flet vajza e gruas së Macronit nga martesa e parë: Ishte skandal që nëna ime u dashurua me një student 25 vite më të vogël, më dhemb edhe sot

Vajza e gruas së Emmanuel Macron ka folur për herë të parë për lidhjen e shumëpërfolur të nënës së saj me presidentin francez.

Në një intervistë për revistën Paris Match, vajza e zonjës së parë franceze, Tiphaine Auzière, pranoi se është ende e lënduar nga “marrëdhënia e ndaluar” mes mësueses së atëhershme të martuar dhe studentit të saj të atëhershëm adoleshent.

Auzière ishte vetëm 10 vjeçe kur mësoi se nëna e saj, e cila punonte si mësuese, po takonte një student 25 vjet më të vogël në moshë. Brigitte ishte ende e martuar në atë kohë, kështu që tre fëmijët e saj të vegjël duhej të duronin spekulime të vazhdueshme për një “marrëdhënie të ndaluar” në Amiens, në Francën veriore.

“Kam mësuar shumë për natyrën njerëzore atëherë. E di që në këto momente duhet të përqendrohemi tek ajo që është e rëndësishme dhe të ecim përpara, duke injoruar kritikat. Dhe kishte gjithçka, sulme, thashetheme, dënime… Asokohe nuk kishte të tilla gjëra si rrjetet sociale, por ne jetonim në një qytet të vogël provincial, gjithçka dihej. Pavarësisht kësaj qëndruam me kokën lart. Jam një femër me mendje të hapur, dua të eci përpara dhe kam fituar shumë tolerancë”, tha Auzière, e cila sot është 40 vjeçe, raporton DailyMail.

Ajo ishte veçanërisht e mërzitur që babai i saj i turpëruar, André-Louis Auzière, u detyrua të linte shtëpinë e familjes në vitin 1994, megjithëse ai u divorcua nga Brigitte vetëm në vitin 2006, duke lejuar Macron të martohej me të një vit më vonë.

“Ndarja e familjes mund të jetë edhe trishtim edhe mundësi. Rikompozimi mund të jetë një pasurim. Unë kam një baba dhe njerk të dashur”, tha Auzière, duke shtuar se ajo gjithmonë fliste për babain e saj në kohën e tashme, edhe pse ai vdiq në vitin 2019, në moshën 68-vjeçare.

Revista Paris Match përshkruan se si Tiphaine ishte fëmijë kur shpërtheu skandali. I riu Emmanuel Macron i binte shpesh ziles së derës së Auzieres, kështu që thashethemet u bënë më të forta dhe, natyrisht, ato patën ndikim te tre fëmijët që ishin në atë shtëpi. Motra e saj Laurence ishte 17 vjeçe në atë kohë dhe ishte kolege e Emmanuel Macron, sepse ata janë në të njëjtën moshë.

Auzière tha se thashethemet për “marrëdhënien e ndaluar” ishin të tmerrshme për të gjithë fëmijët, përfshirë vëllain e saj Sébastien, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë. Ata ishin të gjithë studentë në La Providence, një shkollë e mesme katolike romake në Amiens, ku Brigitte mësonte dramën. Ajo gjithashtu tregoi se ishte lënduar tmerrësisht nga pretendimet në rrjetet sociale se nëna e saj Brigitte kishte lindur mashkull.

“Unë u shqetësova për llojin e shoqërinë në të cilën jetojmë kur dëgjova një histori që qarkullonte në rrjetet sociale se nëna ime është në të vërtetë një burrë. Vetëm shikoni besimin me të cilin është thënë një gjë e tillë dhe besueshmërinë që i është dhënë një deklarate të tillë. Si t’i rezistosh dezinformatave në rrjetet e mediave sociale?”, tha Auzière, një avokate me profesion, e cila tani jeton në Calais me burrin dhe dy fëmijët e saj.

Kujtojmë se rrugët e Emmanuel dhe Brigitte Macron u kryqëzuan për herë të parë në shkollën e mesme në veri të Francës, kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Ai takoi një profesoreshë që ishte 24 vjet më e madhe se ai në Lycee La Providence në Amiens. Profesoresha dhe studentja e saj kanë bashkëpunuar në shfaqjen Arti i komedisë, të shkrimtarit italian Eduardo De Filippo, çdo të premte në mbrëmje për disa muaj.