Balerini Albi Nako para hyrjes në “Big Brother Vip Albania 3” ka treguar se ai bashkëjeton me një vajzë dhe se çfarë i ka thënë ajo para hyrjes në shtëpinë më të famshme në vend.
Në një intervistë për “Big Brother Fan Club” i pyetur nëse do krijonte një lidhje në shtëpi, ai ka treguar raportin me partneren dhe se si ajo i ka thënë se “Fli me kë të duash”.
“Bashkëjetoj me një vajzë, profesioni është balerinë, sepse unë jam i dashuruar me baletin..ajo është nga Shkodra, biles nga Malësia e Shkodrës. “Fli me kë të duash” më ka thënë. Unë s’kam ardhur për këto gjëra, por edhe po të isha single nuk besoj se do krijoja një histori rozë këtu brenda. Edhe nuk i besoj shumë.” – ka deklaruar Albi Nako.
I pyetur nëse do kishte mbështetjen e ish-bashkëshortes së tij, ja si u përgjigj Albi:
“Mendoj se Klaudia, ish-bashkëshortja sigurisht do më suportonte. Ajo është artiste, unë jam artist, jemi qytetarë. Besoj se ajo gëzon respekt për mua, sepse në fund të fundit e kam rritur profesionalisht.”
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb