Vijojnë të ndryshojnë shpesh dinamikat mes banorëve të “Big Brother”. Ndonëse brenda shtëpisë kishte miqësi të forta, jashtë duket se gjërat kanë ndryshuar. Tashmë banorët ftohen nëpër studio televizive dhe pyeten vazhdimisht për raportet me ish-banorët.
Në emisionin e mëngjesit ishte Jori e ftuar dhe përveç vetes, planeve dhe projekteve, moderatori e ka pyetur edhe për një ish-banore si Kiara Tito.
“Me Kiarën, i kam shkruar ca gjëra, më është përgjigjur çik kshu..nuk kemi fol shumë sinqerisht. Nuk ka ndonjë hatërmbetje, të paktën nga ana ime jo, absolutisht jo”.
Në “reality show”, Jori dhe Luiz Ejlli u shprehën se ishin njohur më parë jashtë. Por, e ftuar në “Top Albania Radio”, Jori mohoi njohjen, si dhe foli për raportin me artistin.
“Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej(qesh). Ai thoshte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thosha ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në ‘TikTok’ që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun. Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thoshin që e kisha bërë kastile.
Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam pasur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të ‘BBV’”, u shpreh Jori, duke lënë të kuptohej se tashmë marrëdhënia e saj me çiftin ishte mbyllur.