Mbrëmjen e djeshme Robert Berisha vendosi të lërë përfundimisht garën në Ferma VIP.
Ai u duk mjaft i emocionuar pas telefonatës me vajzën e tij Rene, teksa tha se gjatë ditëve të fundit e ka patur të vështirë të qëndrojë në fermë dhe pas telefonatës me Renenë e bën edhe të pamundur qëndrimin, për shkak të mallit të madh që ka për të.
Menjëherë pas daljes ai ka postuar foto të shumta në InstaStory, e ndër to një foto me të dashurën, të cilën e shoqëron me një emoji, duke hedhur poshtë aludimet në rrjet.
Roberti po tregon se mezi ka pritur ta takojë dhe sa shumë i ka munguar gjatë kësaj periudhe.
lokimagazine