ShowBizzz

Flitet se janë ndarë, por ky detaj thotë diçka tjetër për Klodin e Elijonën

Klodi dhe Elijona, dy ish-finalistët e “Big Brother VIP Kosova”, pas përfundimit të show-t u lidhën bashkë. Lidhja e tyre e dashurisë u përcoll më pas me shumë thashetheme.

Së fundi u tha se dyshja janë ndarë, ndërsa u pretendua se Klodi e ka tradhtuar Elijonën me një mashkull.

Megjithatë, një detaj tjetër bie në sy në rrjetet sociale. Dyshja ende ndiqen bashkë në Instagram dhe nuk i kanë larguar fotot ku shihen pranë njëri-tjetrit, shkruan “Kosovarja”.

Kjo është ajo që mund të shihet aktualisht në profilet e tyre, ndërsa mbetet e paqartë nëse ata vazhdojnë lidhjen apo jo.

Të Ngjashme