Flori dhe Valeri kanë vijuar edhe pasditen e kësaj të enjte me kunja dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.
Teksa kanë qenë në stalla për të bërë punët e fermës, “përplasja” e tyre ka qenë e pashmangshme.
“Ngaqë janë bërë të përsëritshëm fermerët, po flas me pulat”, tha Valeri teksa ka qenë duke mbyllur pulat.
Më pas ai del jashtë për të vijuar me punët e tjera dhe në një moment i afrohet Florit dhe i kërkon ndihmë për të mbushur një enë me ujë, duke ndenjur në distancë se mos fermeri i kthen reston dhe e lag.
“Ma paske frikën ëëë? Po kur të kthesh shpinën, atëhere do të lag”, i tha Flori Valerit.
Por për t’ia kthyer edhe Valeri me të njëjtën monedhë, i artikulon fjalët e Florit të disa javëve më parë dhe i thotë të mos e lag, pasi edhe ky veprim quhet dhunë.
“Mos më lag se është dhunë. A do vish ta fusim pulën brenda?”, i thotë Valeri.