Lajme

Fluks i emigrantëve në Itali, Meloni përplaset me gjykatësen: Po nxitet paligjshmëria

efundit

“Kam mbetur e shtangur para gjykimit të gjyqtarit të Katanias që me motivime të pabesueshme, liron një emigrant të paligjshëm, duke e shpallur në mënyrë të njëanshme Tunizinë një vend të pasigurt (një detyrë që nuk i takon gjyqësorit) dhe duke sulmuar dispozitat e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike ”.

Kështu është shprehur kryeministrja italiane Giorgia Meloni me anë të një postimi në rrjetet sociale për një gjyqtare, e cila me vendimet e saj doli në kundërshtim me dekretin Cutro.

Sipas Melonit, vendimi i gjykatëses inkurajon imigracionin e paligjshëm në Itali, gjë që bie në kundërshtim me politikat e qeverisë së saj.

“Nuk është hera e parë që ndodh dhe fatkeqësisht nuk do të jetë e fundit. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet bërë për të mbrojtur ligjshmërinë dhe kufijtë e shtetit italian. Të patrembur.  Ne po përballemi me presion të paprecedentë migrator, për shkak të paqëndrueshmërisë së zonave të Afrika dhe Lindja e Mesme.

Qeveria italiane punon çdo ditë për të adresuar këtë situatë dhe për të luftuar emigracionin masiv të paligjshëm. A duhet të bëjmë me seriozitet në çdo nivel: përfshirjen e shteteve të tjera evropiane dhe marrëveshjet me vendet afrikane për të ndaluar nisjet e anijeve dhe për të shkatërruar rrjetin e trafikantëve të qenieve njerëzore. Dhe me rregullat e sensit të përbashkët, për të lehtësuar dëbimet e atyre që nuk kanë të drejtë të mirëpriten,” tha Meloni.