ShowBizzz

Foli publikisht për keqtrajtimet nga Roza, miku i kësaj të fundit reagon për akuzat e gazetarit: “Je dështak!”

Miku i afërt i Roza Latit, Niko Komani, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të rënda të Kledis Okshtunit, ish gazetarit të Rozës.

Me anë të disa videove të postuara në profilin e tij në TikTok, Niko ka thënë ndër të tjera se Kledisi po e bën gjithçka për vëmendje.

Kjo pasi ai ka dalë të flasë këto akuza publikisht fill pas hyrjes së saj në BBV e jo më herët kur ajo ka qenë jashtë.



Kujtojmë se akuzat e Kledisin ishin për keqtrajtimet e Rozës ndaj tij. Gazetari pretendon se moderatorja i priste në montazh pjesët e tij në program, pasi e donte vëmendjen vetëm për vete.

Madje ai shtoi se sjellja arrogante e Rozës ishte edhe me të ftuarit, jo vetëm kundrejt tij.



lokimagazine