Lajme

Forcat Speciale marrin nën kontroll manastirin, raportohet se serbët po largohen maleve

efundit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Burime për mediat në Kosovë bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës.

Gjithashtu raportohet se grupi prej mbi 30 serbë të armatosur rëndë, është duke tentuar të largohet përmes maleve.

Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Deri tani raportohet jozyrtarisht për 7 serbë të vrarë, ndërsa policia e Kosovës ka konfirmuar 3 serbë të vrarë dhe një tjetër të arrestuar.