LifeStyle

“Formula” që po çudit dynjanë/ Ja si të ngeleni shtatzënë me binjakë, në mënyrë natyrale

Të kesh binjakë ka përparësitë e veta. Natyrisht që është më e vështirë të rrisësh dy fëmijë të vegjël në të njëjtën kohë.

Por lindja e binjakëve preferohet pasi ndër të tjera mund të shmangni  shqetësimet e shtatzënisë për së dyti.

Por çfarë mund të bëni për të ngelur shtatzënë me binjakë?

“MomJunction” thotë se ka disa mënyra natyrore, për të rritur mundësitë që të mbeteni shtatzënë me binjakë.

Nëse doni të përmirësoni shanset tuaja për të ngelur shtatzënë me binjakë, fillimisht duhet të kuptoni si ngjizen binjakët.

Ekzistojnë dy lloje binjakësh: identikë dhe jo-identikë dhe gati një e treta e binjakeve janë identike, të njohur edhe si binjakë monozigotikë.

Ata zhvillohen kur një vezë fekondohet nga një spermatozoid dhe ndahet në dy embrione të ndara. Ata ndajnë të njëjtën përbërje gjenetike dhe placentë.

Binjakët e njëjtë mund të lindin edhe nga gratë që i nënshtrohen metodave të ndihmës së fertilitetit.

Binjakët jo-identikë, të njohur edhe si binjakë dizigotikë, zhvillohen kur dy vezë janë fekonduar nga dy spermatozoide.

Ata janë unikë dhe nuk ndajnë përbërjen gjenetike ose placentën. Duke qenë se binjakët jo-identikë ndajnë vetëm gjysmën e përbërjes së njëjtë gjenetike, ata nuk janë gjithmonë të gjinisë së njëjtë.

Shanset e përgjithshme të binjakëzimeve:

Statistikat e shekullit të 21 tregojnë se mundësia e binjakëzimit është 3%, pra 3 në 100 në mesin e popullatës së përgjithshme.

Faktorët që përcaktojnë shanset për të pasur binjakë:

Historia familjare / trashëgimia. Nëse në historinë tuaj familjare apo atë të bashkëshortit tuaj, keni edhe pjesëtarë binjakë, atëherë rriten shanset për të pasur një shtatzëni të tillë.

E gjitha varet nga ju nëna, sepse ju i prodhoni vezët. Nëse ju ose nëna juaj është një binjake, probabiliteti i binjakëve është i lartë. Ju do të keni shanse më të larta të hiperovulacionit (lëshimi i dy vezëve gjatë procesit të ovulacionit).

Etnia / raca. Origjina juaj gjithashtu ka një ndikim të fortë në mundësinë tuaj për të pasur binjakë.

Aziatikët dhe hispanikët kanë më pak shanse për të lindur binjakë, ndërsa afrikanët i kanë të larta shanset për të pasur binjakë, duke u ndjekur nga evropianët.

Lloji i trupit (gjatësia/ pesha). Mund t’ju duket e çuditshme por gratë e gjata kanë më shumë shanse se sa ato të shkurtra për të lindur binjakë.

Gratë që ushqehen mirë kanë një probabilitet më të lartë për të lindur binjakë se sa ato që kanë një dietë të reduktuar dhe me pak yndyrë.

Mosha e nënës. Mundësia juaj për të pasur dy binjakë ose më shumë fëmijë rritet me avancimin e moshës. Gratë mbi 35 vjeç prodhojnë më shumë FSH (hormon stimulues të folikulit) sesa gratë më të reja.

Ky hormon i lejon vezoret të lëshojnë vezë për ovulim. Sa më i lartë niveli i hormoneve, aq më shumë lëshohen vezët gjatë ovulacionit.

Shtatzëni të tjera. Nëse keni pasur shtatzëni me binjakë më parë, keni më shumë shanse për të pasur binjakë. Probabiliteti i binjakëve rritet me rritjen e numrit të shtatzënive.

Mënyrat më të mira që rrisin mundësitë për të ngelur shtatzënë me binjakë në mënyrë natyrale:

Konsumoni produktet e qumështit. Sipas disa hulumtimeve konsumimi i produkteve të qumështit lidhet me shtatzënitë me më shumë se një fetus.

Konsumoni patate të egra. Konsumimi i zhardhokëve stimulon vezoret për të lëshuar më shumë se një vezë për ovulim.

Ndaloni përdorimin e pilulave kontraceptive. Këto lloj pilulash ju ndikojnë për të krijuar binjakë. Kur ndaloni marrjen e kontraceptivëve, trupi juaj do pak kohë për të gjetur ritmin e tij natyror.

Kjo bën që trupi të ketë një fluks më të lartë të hormoneve, sesa normalisht. Nëse provoni të ngeleni shtatzënë kësaj kohe, do të keni më shumë shanse për të pasur binjakë.

Shtatzënia gjatë dhënies së gjirit. Nëse ende e ushqeni me gji fëmijën tuaj dhe ngeleni shtatzënë përsëri, keni më shumë gjasa të keni binjakë.

Trupi juaj prodhon një përqindje më të lartë të prolaktinës gjatë fazës së dhënies së gjirit, dhe rrit shanset për të ngjizur binjakë.

Jepini partnerit tuaj ushqime të pasura me zink. Ushqimet e pasura me zink, si perimet me gjethe jeshile, buka dhe farat stimulojnë prodhimin e spermës. Kështu përmirësohet probabiliteti për fekondimin e më shumë se një veze.

Keni hapësirë midis shtatzënive. Për të rritur shanset tuaj për të pasur binjakë, kaloni mjaftueshëm kohë midis shtatzënive tuaja. Shtatzënitë e shpeshta pengojnë shanset tuaja për të pasur binjakë.

Trajtimet e fertilitetit rrisin shanset për të pasur binjakë:

Trajtimet e fertilitetit ofrojnë shanse më të mira për të pasur binjakë. Mjeku juaj mund të sugjerojë alternativën më të mirë për ju. Megjithatë, ekspertët zakonisht nuk sugjerojnë shtatzëni me më shumë se një foshnjë kur trajtojnë fertilitetin.

Gratë që i nënshtrohen IVF-së i kanë 20 deri 40% shanset për të lindur më shumë se një fëmijë. Megjithatë, kjo varet kryesisht nga numri i embrioneve të vendosura në mitër.

Në këtë procedurë, spermatozoidet injektohen në mitër duke përdorur një shiringë. Megjithatë, vetëm IUI nuk do të rrisë shanset për të pasur shtatzëni të shumëfishtë pasi gratë që i nënshtrohen këtij trajtimi gjithashtu marrin medikamente fertiliteti për të rritur gjasat.

Suplemente për të rritur shanset për të pasur më shumë se një fëmijë:

Merrni suplemente të acidit folik: Një studim australian tregoi se shanset e një gruaje për të lindur binjakë rriten duke marrë acid folik para shtatzënisë. Megjithatë, ka edhe disa studime që kanë treguar rezultate kontradiktore.

Gonadotropin: Këto ilaçe përmirësojnë shanset për të pasur foshnja binjake pasi ato rrisin shëndetin e përgjithshëm të vezëve dhe pjekurinë e tyre. Gonadotropinat nxisin lirimin e më shumë se një vezë në të njëjtën kohë.

Progesteroni. Progesteroni forcon pjesën e brendshme te mitrës, duke përmirësuar kështu gjasat e krijimit të binjakeve.

Na duhet të theksojmë se të gjitha shpjegimet e mësipërme janë thjesht disa përpjekje për të mbetur shtatzënë me binjakë, të cilat MUND të ndikojnë duke rritur mundësitë për të arritur një shtatzëni të tillë, por në të vërtetë asnjë gjë nuk është e sigurt dhe për më tepër s’mund të vendoset nga dëshira jonë personale.