Në Davos të Zvicrës nga nesër 13 janar deri më 19 janar do të zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror. Në këtë forum do të diskutohet edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sakaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se në këtë forum do të jetë i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin të jenë të pranishëm”, ka shkruar Rohde në “X”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo