Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një bisedë me ekipin e saj.
Ky i fundit e ka pyetur këngëtaren nëse do të kishte dëshirë që të bënte një bashkëpunim me reperin amerikan, G-Eazy.
Në bisedën e postuar Bebe ka treguar raportin e keq që ajo ka reperin 35-vjeçar, të cilin e quan mosmirënjohës.
“G-Eeazy ti e ke numrin tim. Pse nuk më dërgon mesazh dhe nuk më pyet vetë, ti humbës mosmirënjohës”– ishte përgjigjia e këngëtares.
Ndonëse nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes saj dhe G-Eazyt, duket se diçka e madhe dhe me rëndësi mund të ketë bërë që Bebe të reagonte në këtë mënyrë.
Të shumta ishin aludimet e fansave mbi marrëdhënien e dyshes, megjithëse këngëtarja dhe reperi nuk kan treguar ngjarjen mes tyre.
lokimagazine