Lajme

FOTO/ Champions League “përlyhet” me terroristët serbë, plan i “pështirë” rekrutimi nga Vuçiç

Ndeshja e djeshme e Champions League ku ekipi serb Crvena Zvezda luajti përballë Young Boys në Beogard, ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të një banderole që u shfaq në tribunën e tifozëve ultras të Yllit të  Kuq.

Banderola anti-shqiptare e shfaqur në një ndeshje evropiane, tregonte fotografinë e njërit prej terroristëve që mori pjesë në sulmin në Kosovë, ku mbeti i vrarë dhe polici Afrim Bunjaku.

Madje, pas hapjes së atij baneri filluan dhe koret raciste nga i gjithë stadiumi, me shprehjen “Vritini dhe therni shqiptarët që të mos ekzistojnë”.

Duket qartë që kjo është një propagandë e Vuçiç, i cili duke qartë se po përgatit popullin e tij për luftë duke synuar edhe rekrutim ushtarak. Ajo pankartë e Stefan Nedeljkoviç, terroristit të vrarë në Banjskë, e dëshmon mjaft mirë synimin që presidenti serb ka.

Pritet që UEFA të marrë masa të shpejta dhe të ashpra, pasi duket që çdo veprim apo thirrje raciste nga serbët është bërë normale tashmë. A mund ta imagjinoni se çfarë mund të ndodhte me shqiptarët në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut nëse do të thërrisnin “Vritini dhe therni serbët që të mos ekzistojnë!”?

Banderola e shfaqur ne stadiumin serb ne ndeshjen e Champion League
Banderola e shfaqur ne stadiumin serb ne ndeshjen e Champion League