ShowBizzz

FOTO/ Dafina dhe Kreshniku nisin shpërndarjen e ftesave Ylli Limani u zbulon detajin kryesor

Këngëtari Yll Limani ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ka bërë publike ftesën që çifti ia dërguan.

“Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka”, ka shkruar Ylli në Instagramin e tij.

Ftesa shihet që është shumë e veçantë duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024.

Kujtojmë që Dafina dhe Kreshniku u celebruan pak ditë më parë duke organizuar një festë private. Pritet që dasma të bëjë bashkë emra të njohur nga showbizi shqiptar.