ShowBizzz

FOTO/ Dalja e fundit publike e Mbretit Karli III para se të deklaronte se vuante nga kanceri

Dalja e parë publike e Mbretit Karli III që nga shtrimi në spital për operacionin në prostatë ishte gjithashtu e fundit e tij para se të shpallej se monarku britanik ka kancer.

Ka shumë gjasa që kjo të jetë paraqitja e tij e fundit për disa kohë, pasi sipas deklaratës së Pallatit për gjendjen shëndetësore të Mbretit Karl III, detyrat e tij publike janë shtyrë për një kohë.

Në daljen e tij publike, vetëm të dielën e 4 shkurtit, Mbreti Karli III së bashku me gruan e tij Kamila ishin në kishën e Shën Marisë Magdalenës për shërbesën e rregullt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Le Piu Affascinanti Di Milano (@lepiuaffascinantidimilano)

Mbreti dukej se ishte në gjendje shumë të mirë shpirtërore dhe ecte me gruan e tij i veshur me pallton dhe një ombrellë, ndërsa Mbretëresha Kamila vendosi të vishte një kapelë me një shall blu të hapur dhe një pallto të errët.

Mbreti po përshëndetej me njerëzit që e panë duke ecur, vetëm pak orë para se të bëhej e ditur se vuante nga kanceri dhe i gjithë vendi u shokua./abcnews.al