LifeStyle

FOTO/ George Clooney bën shaka me fotografët në tapetin e kuq në Venecia

George Clooney tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u shfaq me humor në tapetin e kuq të premierës së filmit ‘Furies’.

Aktori 65-vjeçar, i cili mbërriti në Venecia së bashku me bashkëshorten Amal, pozoi me kastin e filmit dhe në një moment mori në duar një aparat fotografik të madh, duke bërë shaka me fotografët.

Clooney, i veshur me kostum blu të errët dhe këmishë pjesërisht të zbërthyer, është producent ekzekutiv i ‘Furies’.

Filmi, me regji të Rami Kodeih, tregon historinë e dy motrave që planifikojnë të grabisin një bankë për të rikthyer kursimet e tyre, shkruan DailyMail.

‘Furies’ ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët në Venecia. ‘The Hollywood Reporter’ e ka cilësuar filmin energjik dhe të paparashikueshëm, ndërsa ‘IndieWire’ e ka përshkruar si ‘kinetik dhe të gjallë’.

Clooney është një figurë e njohur e Festivalit të Venecias prej afro 30 vitesh. Pak ditë më parë, ai u nderua me ‘Luanin e Artë’ për Arritje Gjatë Jetës dhe në fjalimin e tij vlerësoi edhe bashkëshorten Amal për punën e saj si avokate.

Të Ngjashme