Modelja Georgina Rodriguez, ka rrëmbyer edhe një herë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi publikoi disa fotografi nga pushimet verore, ku u shfaq me bikini të zeza dhe ekspozoi unazën e saj të madhe të fejesës.
32-vjeçarja pozoi në plazh duke shfaqur linjat e saj elegante, ndërsa më pas ndau edhe një fotografi familjare me Cristiano Ronaldon dhe djalin e tij të madh, Cristiano Jr.
Të lidhura
None found
Në disa prej imazheve, vëmendjen e mori unaza me diamant, e cila u bë menjëherë objekt diskutimi mes ndjekësve.
Postimet vijnë në një kohë kur mediat vazhdojnë të spekulojnë për një martesë të afërt mes çiftit. Sipas raportimeve, ceremonia mund të zhvillohet këtë fundjavë në pronën historike Quinta da Regaleira, në Sintra të Portugalisë, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ronaldo apo Georgina.
Çifti është në një lidhje prej vitit 2016, kur u njoh në Madrid, dhe konsiderohet një nga dyshet më të famshme në botën e sportit dhe showbiz-it.
Fejesa e tyre u bë publike në gusht të vitit të kaluar, kur Georgina ndau në Instagram një fotografi të unazës së diamantit, të shoqëruar me fjalët: “Po, e dua”.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, janë prindër të dy vajzave, Alana dhe Bella, ndërsa së bashku kujdesen edhe për fëmijët e tjerë të futbollistit, duke ndërtuar një nga familjet më të ndjekura në rrjetet sociale.
Edhe pse zërat për martesën janë shtuar ditët e fundit, çifti ka zgjedhur të mos komentojë publikisht, duke lënë fansat në pritje të një njoftimi zyrtar.
