Lajme

FOTO/ I shpëtoi atentatit me breshëri plumbash në Selitë, kush është Zamir Kalemi

Personi që shihni në foto është Zamir Kalemi, 35-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një atentati mafioz që u bë ndaj tij pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë, rreth orës 22:55.

Zamir Kalemi është personazh i njohur për policinë. Në vitin 2020 Zamir Kalemi u arrestua për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Zamir Kalemi
Zamir Kalemi

35-vjeçari është vëlla i Andrea Kalemit gjithashtu personazh i skeduar më parë nga policia. Andrea Kalemi i ka shpëtuar disa atentateve në Greqi. Së fundmi ai u plagos me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Andrea Kalemi
Andrea Kalemi

Zamir Kalemi dhe Andrea Kalemi janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, u cili mbeti i vrarë në 11 qershor 2022 në afërsi të TEG në një atentat me eksploziv që ishte vendosur poshtë makinës me të cilën po udhëtonte.

Atentati i i mbrëmjes së kaluar ndaj Zamir Kalemit dyshohet të jetë vijim i sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe biznesmenit Edmond Papa.
Vëllai i Zamir Kalemit, Andera Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ngjarje e ndodhur 6 muaj pas vrasjes së nipit të tij Aleksandër Sadikaj.

Aleksander Sadikaj
Aleksander Sadikaj

Vrasja e Edmond Papës është perceptuar si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet gjithashtu edhe emri i Kalemit.

Edmond Papa
Edmond Papa

Si ndodhi atentati mbrëmë

Zamir Kalemi 35 vjeç ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Smart”, kur persona të panjohur qëlluan me breshëri plumbash ndaj tij. Për fat të mirë 35-vjeçari mori plagë të lehta në këmbë dhe ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në momentin ku plumbi ka kapur 35-vjeçarin në këmbë, ai ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pak pas atentatit policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Bërzhitës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët që qëlluan me armë zjarri Zamir Kalemin.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo