Superylli i muzikës pop, 38 vjeçe, Lady Gaga, u pa me barkun e saj të rrumbullakosur, teksa ka marrë pjesë në dasmën e motrës së saj Natali Germanott. Të premten mbrëma, Gaga, emri i vërtetë Stefani Joanne Angelina Germanotta, mori pjesë në darkën e provave në Hotel ViewPoint.
Familja dha me qira të gjithë hotelin për fundjavën. Vendi kishte shtatë dhoma buzë detit dhe tetë suita në ndërtesën kryesore. Gaga kishte veshur një fustan të zi dhe taka në të njëjtën ngjyrë. Ajo e ka kombinuar me një unazë diamanti, gjerdan me perla dhe një palë vathë të ngjashëm.
Ylli i “House of Gucci” dukej më e lumtur se kurrë teksa ndihmonte motrën e saj me fustanin e bardhë.
Fansat e kanë parë Gagën të luajë në filma të mëdhenj të Hollivudit, duke përfshirë “House of Gucci” dhe “A Star Is Born”.
Galeria fotografike
bal