Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Ai bashkë me partneren e tij, Kiara Titon, edhe sivjet kanë qenë ndër personazhet më të përfolur.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë në fund të muajit prill, ku mirëpritën Luna Mari Ejllin.
Familja e kompletuar kanë nisur pushimet dhe si destinacion kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë.
Ata po kalojnë një periudhë të bukur, derisa këtë herë i është bashkuar edhe vajza e tyre.
“Nuk keni përjetuar ndonjë aventurë derisa të shkoni në pushime me një fëmijë”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit.
Kiara dhe Luizi u njohën në Big Brother, të cilët kurorëzuan edhe dashurinë e tyre me martesë.
View this post on Instagram