ShowBizzz

FOTO/ Ndarja e bujshme me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezaj bën veprimin e papritur ndaj ish-bashkëshortit! Këngëtarja e quan djalin…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë dy fëmijë, Amen dhe Ajka.

Djali i ish-çiftit feston 7 mujorin e lindjes, dhe në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka surprizuar të voglin e saj me një tortë, mbi të cilën ka vendosur numrin shtatë.

Xhensila ka postuar në InstaStory një foto me dy fëmijët e saj, ndërsa krahas saj shkruan: “Gëzuar 7 mujorin drita e jetës sime!”

Megjithatë syrit të fansave nuk iu shpëtoi një detaj në foton që Xhensila postoi, dhe ishte mënyra se si këngëtarja thërret djalin e saj.

“Amen Kallaku” shkruan këngëtarja krahas fotos me dy fëmijët, duke treguar se ndonëse është ndarë nga babai i tyre, Bes Kallaku, ajo vazhdon që ti thërrasë të vegjlit e saj me mbiemrin e të atit.

Kujtojmë që ish-çifti janë në proces divorci dhe ishte Bes Kallaku ai që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja, duke treguar se tashmë fëmijët qëndrojnë me të.

Fundi i marrëdhënies së tyre nuk ndodhi në mënyrë paqësore, dhe kjo vërehet qartë në thumbat e njëri-tjerit, ku ai i fundit ishte i Bes Kallakut me këngën “Mosmirnjohja”.



lokimagazine