Këngëtarja e njohur, Gili, ka rikthyer një kujtim të rrallë nga viti 1985, duke publikuar një fotografi të vjetër nga periudha e grupit “Trio Rona”.
Në foto, Gili shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Ilir Berani, dhe këngëtaren Aida Buraku. Pamja sjell stilin karakteristik të artistëve shqiptarë të viteve ’80, nga veshjet te modelet e flokëve.
Të lidhura
None found
“Pa filter, pa AI”, ka shkruar Gili krahas fotografisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një imazh autentik nga arkiva e saj personale.
Postimi vjen në një kohë kur në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi të krijuara me inteligjencë artificiale, përmes të cilave personazhe të njohura rikrijojnë pamjen e tyre në vitet ’80.

