ShowBizzz

FOTO/ Pak pasi paraqiti kërkesën për divorc, Cardi B zbulon se do të bëhet nënë për herë të tretë

Cardi B do të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo e ka ndarë lajmin vetëm disa minuta më parë, pikërisht pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Offset.

Reperja e njoftoi lajmin duke postuar një foto të saj me barkun e ekspozuar në Instagram, dhe shtoi një mbishkrim të gjatë ku shkruhej:

“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ripërtërirë fuqinë që mund t’i kem të gjitha! Më ke kujtuar se kurrë nuk kam pse të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasioneve të mia! Të dua shumë dhe mezi pres që të shikosh atë që më ndihmove të realizoja, atë që më shtyve të bëja! Është shumë shumë e lehtë të thyhesh para kthesave dhe provave të jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të ecësh para!”

Lajmi vjen menjëherë pasi u konfirmua se Cardi shkoi në gjykatë dhe bëri kërkesë për t’i dhënë fund martesës së saj me Offset.

Ajo nuk e përmendi burrin e saj as në postim. Cardi po kërkon kujdestarinë kryesore të fëmijëve të tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Cardi B (@iamcardib)