Elodie ka rikthyer vëmendjen e publikut te vetja përmes postimeve të fundit në rrjetet sociale, në një periudhë kur lidhja e saj me balerinën shqiptare Franceska Nuredini po komentohet gjerësisht.
Të lidhura
None found
Këngëtarja italiane publikoi një fotografi ku shfaqet nudo, ndërsa trupin e ka të mbuluar vetëm nga shenjat e puthjeve. Imazhi shkaktoi reagime të shumta mes ndjekësve të saj.
Artistja, e cila më herët ishte në një lidhje me ish-pilotin e MotoGP, Andrea Iannone, tashmë e ka konfirmuar romancën me Franceska Nuredinin. Dyshja është parë së bashku në muajt e fundit.

Fotografia e publikuar nga Elodie u përhap me shpejtësi në rrjet, ndërsa fansat komentuan si paraqitjen e saj, ashtu edhe mesazhin që përcillnin imazhet.
Elodie konsiderohet një prej figurave më të njohura të muzikës italiane dhe vazhdimisht tërheq interes për stilin, angazhimet artistike dhe jetën e saj private.
