Princesha Kate është parë për herë të parë në publik që kur iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja ajo shihet si pasagjere në një automjet që drejtohej nga nëna e saj, Carole Middleton, pranë kështjellës Windsor.
Kate mban veshur një pallto të errët dhe syze dielli. Princesha Kate u shfaq për herë të fundit në publik në Krishtlindje dhe u shtrua në spital në Klinikën e Londrës në mes të janarit për një “operacion të planifikuar abdominal”. Pallati nuk dha detaje në lidhje me operacionin, por Harper’s Bazaar mësoi se nuk ishte kancerogjene.
Pallati në njoftoi se Princesha nuk do të kthehej në punë deri pas Pashkëve, e cila bie më 31 mars të këtij viti. Ata shtuan se Kate shpreson që publiku të kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj, duke mos zbuluar detaje rreth ndërhyrjes që ajo kreu.
Pallati Kensington do të ofrojë përditësime mbi përparimin e Lartësisë së Saj Mbretërore vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë. “Ne ishim shumë të qartë që në fillim se Princesha e Uellsit ishte jashtë deri pas Pashkëve”, ishte njoftimi i fundit i Pallatit pasi në media filluan të qarkullojnë teori konspirative në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kate.
bal