Klea Prenga rrëfeu për herë të parë ditën e djeshme raportin e saj me ish-partnerin e motrës së Antonela Berishës– disa javë pas incidentit ku u dhunua barbarisht.
Në reagimin e saj të parë, Klea sqaroi rrethanat që lidhen me partnerin e saj, për të cilin ajo tha se nuk ka ndërhyrë në marrëdhëniet e tij të mëparshme.
Por historia nuk përfundon këtu. Pas deklaratës së djeshme, Klea ka marrë një sërë mesazhesh anonime në rrjetet e saj sociale. Këto mesazhe, sipas saj, kanë ardhur nga profile të rreme dhe kanë përmbajtje të pavërtetë, duke u përpjekur ta përfshijnë atë më tej në konflikt. Klea beson se pas këtyre mesazheve qëndrojnë motrat Berisha, të cilat ajo i quan “të pafytyra që fshihen pas krimit të kryer.”
Postimi i Klea Prengës:
Pavarësisht presionit dhe sulmeve, Klea ka mbajtur një qëndrim të qartë, duke nënvizuar se marrëdhënia e saj kishte përfunduar që në prill, shumë përpara se të ndodhte ky incident.