Disa muaj pas mbylljes së Big Brother VIP 5, marrëdhënia mes fitueses Selin Bollati dhe ish-banorit Kristi Lamaj duket se ka hyrë në një fazë të re.
Të lidhura
None found

Dyshimet për një krisje u ngritën pasi u vu re se dy ish-banorët, të cilët krijuan një raport të veçantë brenda shtëpisë, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Ky veprim në rrjetet sociale ka ngjallur reagime mes fansave, veçanërisht pas rrëfimeve që Selin dhe Kristi bënë së fundmi në Post Big Brother VIP.
Gjatë eksperiencës në reality show, Kristi kishte pranuar në dhomën e rrëfimit se ndiente pëlqim për Selinën, por deklarata e tij nuk ishte transmetuar më herët. Ai kishte pohuar se, po të mund të ndryshonte diçka nga qëndrimi i tij në shtëpi, do të zgjidhte ta kishte fituesen pranë.

Kristi ishte shprehur se Selin i pëlqente dhe se, nëse do të bënte një zëvendësim, do ta merrte atë në krevatin e tij, duke e përshkruar situatën si rënie në dashuri me armikun.
Kur u pyet për këtë pohim në Post Big Brother VIP, ai shpjegoi se tërheqja ndaj Selinës kishte të bënte mbi të gjitha me inteligjencën dhe mënyrën se si ajo arsyeton.
Sipas Kristit, atij i pëlqen mendja dhe Selin është një vajzë e zgjuar. Ai tha se këtë çështje e kishte diskutuar me Selinin, por për të eksperienca e Big-ut kishte përfunduar dhe gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë. Kristi shtoi se i kishin trajtuar të gjitha temat gjatë qëndrimit aty, kishin arritur në përfundime dhe tashmë kishin një marrëdhënie shumë reciproke.
Nga ana tjetër, Selin tregoi se e njihte më parë këtë pëlqim, sepse Kristi ia kishte rrëfyer kur të dy ndodheshin ende në shtëpi.
Ajo sqaroi se nuk ishte hera e parë që e dëgjonte një gjë të tillë. Sipas Selinës, gjatë periudhës kur Kristi po njihej me Krusitën, ai i kishte treguar se një ditë, në dhomën e rrëfimit, kishte shprehur pëlqim për të për shkak të mënyrës si mendonte dhe vepronte.
Selin e paraqiti lidhjen e tyre si një raport që nisi me konflikte, por që më pas u shndërrua në afërsi dhe respekt.
Ajo deklaroi se marrëdhënia me Kristin kishte filluar me urrejtje dhe kishte përfunduar me shumë dashuri. Selin theksoi se nuk kishte ndier asgjë tjetër për të në aspektin romantik, ndonëse e vlerësonte shumë.
Pavarësisht këtyre deklaratave dhe miqësisë që kishin treguar në publik, heqja e ndërsjellë e ndjekjes në Instagram ka hapur diskutime mes ndjekësve. Tashmë, fansat po kërkojnë të kuptojnë nëse ky veprim sinjalizon një krisje në marrëdhënien mes tyre.
