ShowBizzz

Foto/ Sydney Sweeney tërheq vëmendjen me fushatën e re të markës së saj

Sydney Sweeney ka marrë vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të markës së saj të të brendshmeve, Syrn.

Të lidhura

None found

Aktorja amerikane, e njohur për rolin në serialin “Euphoria”, është 28 vjeçe dhe në imazhet e reja shfaqet me një stil elegant e sensual, pjesë e linjës së re “romantike” të markës.

Sweeney pozon e veshur me një reçipetë të bardhë dantelle dhe të brendshme të së njëjtës linjë, ndërsa pamjen e plotëson me një pelerinë me gëzof të vendosur mbi supe.

Publikimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë shprehur entuziazmin e tyre për paraqitjen e aktores.

“E mrekullueshme”, shkroi një prej ndjekësve, ndërsa një tjetër e cilësoi si “Gruaja më e bukur që kam parë në jetën time”.

Kjo është një tjetër paraqitje e guximshme e përdorur nga aktorja për të reklamuar Syrn. Pak ditë më parë, ajo publikoi një video me modelen Amélie Tremblay, në të cilën të dyja prezantonin veshje nga koleksioni “Playful – Small Town Girl” i markës.

Gjatë muajve të fundit, aktorja është fokusuar në promovimin e markës së saj, të lançuar këtë vit, ndërkohë që vazhdon edhe angazhimet në projekte kinematografike.

Aktualisht, Sweeney ndodhet në Australi, ku po merr pjesë në xhirimet e një projekti të ri. Gjatë qëndrimit atje, ajo është parë edhe në shoqërinë e partnerit të saj, producentit muzikor Scooter Braun.

Të Ngjashme