Lajme

Fotografohen në rrugët e Tiranës, lojtari i Kombëtares në një lidhje me moderatoren seksi

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi nuk i fshihen më syrit të kamerave. Moderatorja e njohur dhe futbollisti i Kombëtares përfliteshin prej disa muajsh si çifti i ri i shoë bizzit. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e kishte pranuar.

Së fundmi, ata janë fotografuar së bashku në një nga rrugët e kryeqytetit. “Iconstyle” tregon çiftin më të ri të shoë bizzit shqiptar. Ata duken të pashqetësuar në rutinën e tyre në kryeqytet. Megjithatë “paparazzi” ka bërë punën e vet.

Kujtojmë që ata janë përfolur së bashku që verën e shkuar teksa postonin fotografi në të njëjtin vend jashtë Shqipërisë. Edhe pse janë përpjekur maksimalisht për të qëndruar jashtë fokusit të medieve, kësaj radhe nuk kanë mundur t’i shpëtojnë as fokusit të kamerave.

Burimi i fotos: iconstyle.al

Megi Pojani dhe Endri Cekici/ ©Credits iconstyle
Megi Pojani dhe Endri Cekici/ ©Credits iconstyle