Jennifer Lopez shfaqi ndjenjat e saj teksa po udhëtonte me makinë me menaxherin e saj prej shumë kohësh, Benny Medina, në Los Angeles të martën.
Ylli i Hollywood u fotografua duke mbledhur buzët teksa ndodhej në sediljen e pasagjerit. 54 vjeçarja u përpoq të fshihte shprehjet e saj të fytyrës me një palë syze dielli të mëdha, por kamerat gjithsesi kapën pamjen e saj të pakënaqur.
Nuk dihet se ku po shkonin dyshja, por bashkëshorti i Lopez, Ben Affleck, nuk ishte me ta.
Kjo foto vjen rreth një javë pasi ajo anuloi turneun e saj, për të kaluar më shumë kohë me “fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”.
“Ju lutemi ta dini se nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme,” u shkroi ajo fansave në buletinin e saj “On the JLo”.
Këngëtarja dhe aktori kanë qenë subjekt i thashethemeve gjatë muajit të fundit pasi Affleck vendosi mos të marrë pjesë në Met Gala me Lopez.
Burimet më pas thanë se fituesi i Oscarit kishte marrë përkohësisht një shtëpi me qira në Kaliforni, ndërsa po kërkonte shtëpi në një vend të ri.
“Nëse do të kishte një mënyrë për t’u divorcuar, ai do ta bënte,” ka thënë një burim. “Ai ndihet sikur dy vitet e fundit ishin thjesht një ëndërr e keqe, dhe ai ka ardhur në vete tani dhe e kupton se nuk ka asnjë mënyrë që kjo të funksionojë.”
As Affleck dhe as Lopez nuk i kanë komentuar publikisht spekulimet.