Kate Middleton,po shërohet nga beteja me kancerin dhe në të njëjtën kohë po mbështet të tjerët që janë në një situatë të ngjashme të vështirë. Teksa vete duket se eshte me mire, Princesha e Uellsit dëshiron të jetë aty për të tjerët që po kalojnë përvoja të ngjashme si ajo dhe po përballen me sëmundjen më të rëndë. Kjo është arsyeja pse ajo së fundmi u takua me adoleshenten Liz në Kështjellën Windsor.
Fotoja e të dyjave të përqafuara bëri xhiron e botës si rrufe dhe bëri shumë të qajnë.
“Kënaqësi të takoj Liz-in në Windsor sot. Ajo është një fotografe e re e talentuar që na ka frymëzuar të dyve me kreativitetin dhe forcën e saj”, kanë thënë Kate dhe William në rrjetet sociale. Kjo vajzë 16-vjeçare po lufton me një formë të rrallë kanceri dhe me këtë gjest princesha Kate i ka thënë se të gjithë jemi njësoj për sa i përket shëndetit. Kate së fundmi përfundoi trajtimin e kimioterapisë pasi u diagnostikua me sëmundjen në fillim të këtij viti.
bal