ShowBizzz

Fotoja e lezetshme/ Princi Harry bën blerje për Meghan Markle në Tokio

Princi Harry dhe miku i tij më i mirë Nacho Figueras kanë treguar se çfarë bëjnë saktësisht kur janë larg grave të tyre… Ata bëjnë pazar për to!

Dy miqtë u hallakatën në një dyqan dhuratash, i cili dukej se shiste sende shtëpiake si çanta shpine dhe pantofla. Ishte Nacho që postoi një foto në Instagram.

“Ne po bëjmë blerje për gratë tona,” shkroi lojtari argjentinas i polosit, duke shtuar: “Faleminderit shumë Tokio për mikpritjen dhe mirësinë tuaj bujare ndaj nesh. Dhe sigurisht, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

Princi Harry është i martuar me ish-aktoren Meghan Markle dhe Nacho me një biznesmene të njohur.

Në foton, e cila u postua, Harry vesh një këmishë të zezë me mëngë të kombinuara me xhinse të errëta dhe një palë syze dielli aviator./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by Ignacio Figueras (@nachofigueras)