Thashethemet mesa duket janë të vërteta: Françeska Murati është shtatzënë. Para disa ditëve në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, kur dikush i shkroi se ishte në maternitet, Franceska u përgjigj: “Shihemi atje vitin tjetër”.
Mirëpo, njerëz pranë saj thanë se ajo ishte në pritje të ëmbël. E duket se kjo u konfirmua sot. Gazetari Andri Vrapi ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet me Franceskën në një event. Ajo që vihet re është fakti se ish-banorja e BBV ka vendosur duart tek barku, dukë lënë të nënkuptohet se është në pritje të ëmbël.
Deri tani ende nuk ka një reagim nga ana e Franceskës. Ajo dhe partneri i saj, Ergysi kanë një fëmijë së bashku, Charlie.
lokimagazine