Ndonëse humbi bashkinë e Pukës në zgjedhjet e 14 majit 2023, kryeministri Edi Rama mbështet dhe promovon kryebashkiakun e djathtë të Pukës, Rrok Dodajn.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama ka publikuar pamje panoramike nga Puka në këto ditë dimri me dëborë, duke treguar në këtë mënyrë mbështetjen e tij për punën e bashkisë Pukë.
Kujtojmë se kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj fitoi bashkinë e Pukës në zgjedhjet e 14 majit, me 58.13 % të votave kundrejt kandidatit socialist Gjon Gjonaj me 41.87 %.
Gjon Gjonaj humbi zgjedhjet pas 8 vitesh në krye të kësaj bashkie.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo