
Pas eliminimit të Albi Nakos dhe Arta Kabashit, shtëpisë së Big Brother Vip iu shtuan 3 banorë të rinj.
Banorët më të rinj të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri janë aktorja e njohur Julia Iliriani, producenti dhe këngëtari Silvi Topalli i njohur ndryshe si Silvi Fort dhe Miss Shqipëria i vitit 2025 Sara Karaj.

Fillimisht në media u aludua se në shtëpinë e BBV do të hynte Renee vajza e Julia Ilirianit. Të pyetur se kush u pëlqen deri tani brenda shtëpisë, Julia tha se i pëlqen Roza Lati, Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi tha se i pëlqen Erjola.

Mbetet për tu parë nëse banorët e rinj do të përfshihen lehtë në “vorbullën” dhe atmosferën e lojës së Big Brother Vip Albania 3. Por ajo që është e sigurt është fakti që ata kanë avantazhin e të pasurit informacion se çfarë mendn publiku për secilin banor të shtëpisë.

© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb