Disa foto nga e kaluara po qarkullojnë lart e poshtë në rrjet, por nëse dikush ka menduar se kjo gjë do ta mërzisë Dolcen, është futur në rrugë të gabuar. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka vendosur t’u përgjigjet publikisht të gjithë atyre që po tentojnë ta ulin apo ta bëjnë të ndihet keq për ndryshimet në pamjen e saj ndër vite.
Përmes disa shkrimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka treguar se nuk i bën përshtypje ky “sulm” i ulët.
“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot”, ka shkruar Dolce, duke shtuar me ironi: “Nëse mendoni se publikimi i imazheve nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar person… ah lumdhenj”.
Përveç që ka falënderuar ndjekësit që i qëndrojnë pranë me mesazhe pozitive, ajo ka pasur edhe një porosi direkte për ata që po mundohen t’ia prishin qetësinë, duke u uruar që ta gjejnë të njëjtën paqe shpirtërore që ajo ka sot.
Krejt në fund, Dolce e ka bërë të qartë se asgjë nuk e ndal në planet e saj për të ardhmen dhe se vëmendja e marrë – qoftë edhe nga “haters-at” – thjesht e argëton.
“Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotot që dëshironi. Unë do të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen time. E kam thënë një gjë. Rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Dhe në ëndërr po ju dal”, ka përmbyllur ajo reagimin e saj tejet direkt. .



