ShowBizzz

Franca dekoron Ermonela Jahon me titullin prestigjioz ‘Chevalier des Arts et des Lettres’

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është vlerësuar nga Franca me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga dekoratat më të rëndësishme që akordohet për figura me ndikim të veçantë në art dhe kulturë.

Artistja ndau emocionet e saj përmes një mesazhi prekës, ku e cilësoi këtë titull si një nder të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për të.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se Franca përfaqëson dashurinë për artin, kulturën dhe vlerat njerëzore.

Jaho shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj artistik, duke falënderuar veçanërisht agjentin e saj afatgjatë, Dominique Riber, për mbështetjen dhe besimin ndër vite, si edhe Jean-Philippe Thiellay për përkushtimin ndaj operës dhe kontributin në realizimin e këtij momenti të rëndësishëm.

Sopranoja shqiptare u shpreh gjithashtu se ceremonia mori një kuptim edhe më të veçantë falë pranisë së miqve, dashamirësve të artit dhe publikut që ka vlerësuar punën e saj gjatë karrierës.

Ermonela Jaho konsiderohet sot një nga emrat më të vlerësuar të operës në arenën ndërkombëtare, me interpretime në skena të njohura botërore si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala.

Të Lidhura:

  1. Franca kërkon bllokimin 3-mujor të Shein, gjykata e Parisit vendos për fatin e gjigantit të “fast fashion”
  2. Nuk qëndroi 48 orë, Stresi lirohet nga burgu i Pejës
  3. Debate në ‘BBVA’/ Rozana ndjek nga pas Xumin: Mos më hajde nga mbrapa se ke burrë
  4. “Kjo është Rozana Radi, në televizion krenohet se si më ka rrahur”, Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA (VIDEO)

Të Ngjashme