Pjesëmarrësit e Big Brother VIP Kosova 5, Rron Isufi dhe këngëtarja Nora Tushi, kanë tërhequr vëmendjen e publikut me afrimitetin e tyre të fundit brenda shtëpisë.

Skenat e tyre të shpeshta pranë njëri-tjetrit kanë nxitur reagime se mes tyre mund të jetë duke lindur diçka më shumë se miqësi.
Gjatë orëve të fundit, dy banorët janë parë në momente të afërta, ku nuk kanë munguar përqafimet dhe ngacmimet.
Rroni i është afruar këngëtares duke e përqafuar përpara se të shkonte për të fjetur, ndërsa vëmendje kanë marrë edhe veprimet e tyre gjatë provës javore, ku Nora i mbante fytyrën me duar dhe ai e tërhiqte drejt vetes.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë për natyrën e raportit, skenat e tyre në shtëpi kanë bërë që publiku të ngrejë supozime për krijimin e çiftit të parë të këtij edicioni.
Kujtojmë se më parë për Rron Isufin u ngritën pikëpyetje lidhur me moshën e tij të vërtetë pas deklaratave të ndryshme që ai dha gjatë prezantimit.
