ShowBizzz

Françeska i ulet në fund të shtratit, Egla e shtyn dhe e rrëzon

Ambienti i ngarkuar i shtëpisë së Big Brother është bërë sërish skena e një përplasjeje të ashpër mes dy prej banoreve të saj më të diskutuara, Françeska dhe Egla.

Debati, i cili ka tensionuar marrëdhëniet në grup, ka shkuar në një nivel të ri kur Françeska ka vendosur të sfidojë hapësirën personale të Eglës në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshëm.

Gjatë një momenti të qetë, kur shumica e banorëve po përgatiteshin për të mbyllur sytë dhe të pushonin pas një dite të ngjeshur me aktivitete dhe drama, Françeska ka zgjedhur të shkojë të ulet në krevatin e Eglës. Kjo e fundit, e shtrirë dhe e përgatitur për të fjetur, është befasuar nga lëvizja e papritur e Françeskës.

Egla, në një reagim instinktiv, i ka kërkuar Françeskës të largohet, e ndoshta duke menduar se bëhej fjalë për një shaka të çastit, por Françeska ka vendosur të mos i përgjigjet. Në vend të kësaj, ajo ka vazhduar të qëndrojë e ulur në krevat, duke shkaktuar pakënaqësi të dukshme te Egla.

Në një përpjekje për të mbrojtur privatësinë dhe hapësirën e saj, aktorja Ceno ka arritur në një pikë kulmore dhe ka reaguar fizikisht duke e shtyrë Françeskën, që rezultoi të bie nga krevati.

Ky akt, në një mjedis normalisht të destinuar për qetësi dhe relaks, ka bërë që situata të agravohet ndjeshëm, duke shtuar akoma më shumë benzinë në zjarret tashmë të ndezura në mes të dy banoreve.



ks