ShowBizzz

Françeska Murati ndan për herë të parë foto të djalit: Ku mu rrit kaq shpejt?(Foto)

Ish-banorja e “BBV3”, Françeska Murati, përgjatë qëndrimit të saj në shtëpi ka folur gjithmonë për të voglin e saj, Charlie, por në asnjë moment nuk preferonte ta bënte publik imazhin e tij.

Po ashtu dhe pas daljes së saj nga shtëpia ajo mbajti të njëjtin qëndrim. Por ditën e sotme, ajo ka ndarë në rrjete sociale për herë të parë një fotografi të vogëlushit të saj i cili ndodhet në krahët e të atit.

Krahas fotografisë ajo shkruan teksa shprehet e emocionuar se sa e lumtur është për rritjen e të birit:

“S’më besohet që po planifikoj 2-vjetorin e Charlit time. Ku mu rrit kaq shpejt? Më duket sikur dje e kam marrë në krahë për herë të parë. Mezi po pres t’ju tregojë se çfarë feste të bukur po planifikojmë për tutucin e vogël.”