ShowBizzz

Françeska Murati zbulon planet për dasmë: Fustani do të jetë i thjeshtë, do ta bëjmë në…

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Françeska Murati ka treguar se shtatorin e këtij viti do të kurorëzojë me një dasmë martesën e saj disa vjeçare me Ergysin, nga e cila çifti kanë edhe një djalë, Charli.

Miss Londra së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, ku zbuloi se dasma e saj do të jetë tradicionale dhe shumë e madhe.

“Kemi tentuar 3 vite që të bëjmë dasmë por covidi çdo vit na e shtynte. Në shtator dëshirojmë që të bëjmë një dasmë të madhe, të festojmë. Unë kam shumë dëshirë që të bëhem nuse dhe dua që të bëj një dasmë të madhe tradicionale shqiptare që të festoj me të gjithë njerëzit e mi të dashur dhe djalin tonë që e kemi të vogël”– tha Françeska.

Modelja tha se 2 fustane i ka blerë 3 vite më parë, ndërsa tani do të marrë edhe një tjetër, duke treguar se asaj i pëlqen diçka e klasike dhe sateni, në stilin e Kate Middleton.

“Dy fustane nusesh i kam blerë para 3 vitesh, por tani që ka kaluar koha më duket sikur kam 3 vite që i shoh dhe dua diçka më ndryshe dhe mbase do të marr diçka tjetër tani që stili i dasmës ka ndryshuar. Unë për nuse jam te stilet klasike dhe Britanike. Do të jetë diçka saten, shumë i thjeshtë me një çikë tyl, stili i Kate Middleton”– tha ajo.