ShowBizzz

Françeska për Erjolën: Vetëm të ndajë çiftin i ka mbetur

Teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, Françeska, Graciano dhe Meritoni kanë diskutuar lidhur me nominimin e kësaj jave dhe kanë ndarë opinionet e tyre se cila prej 4 vajzave të nominuara do të lërë shtëpinë të shtunën.

Ka qenë Françeska, e cila është po ashtu në nominim dhe është shprehur se më e rrezikuara për të lënë garën është Erjola.

Më pas ajo ka dhënë arsyet e saj dhe për shkak të sjelljes që banorja në fjalë ka bërë përgjatë këtyre dy javëve, afrimiteti i saj me Romeon dhe dalja në pah e “skemës” së bërë me të, Françeska mendon se Erjola duhet të dalë nga shtëpia.

“Pas gjithë këtyre ti mendon se publikut i intereson ta mbajë brenda? Jemi në fund, është zbardhur çfarë ishte për t’u zbardhur. Ku do shkojë më shumë Erjola? Veç të ndajë çiftin i ka ngelur i bie…”