Françeska Rustem u shpall Miss Universe Albania vetëm pak ditë më parë. Bukuroshja me origjinë nga Korça ishte e ftuar në “Pardon my french” për të folur për eksperiencën e veçantë, por edhe për mënyrën si është pritur në publik.
Ndërsa diskutonte për komentet e shumta me të cilat është përballur, ajo tha se kanë qenë kryesisht pozitive, por ka pasur edhe komente negative.
“Komenti më i bukur ishte që pse gjithmonë zgjidhni Miss-e që janë të bëra. Nuk e kuptoj se pse këtu te ne është bërë trend që vajzat nëse janë të bukura, janë të bëra”, -tha Françeska.
Më tej, ajo theksoi se nuk ka asnjë ndërhyrje estetike, por nuk është kundër tyre.
“Nuk jam kundër, por unë personalisht nuk kam pasur ndërhyrje”, -tha ajo.
lokimagazine