ShowBizzz

Françeska “telefonon” veten 15-vjeçare: Më dhimbsesh!

Banorët e shtëpisë më të ndjekur në ‘BBV3’ nëpërmjet ‘telefonit të erës’ kanë zhvilluar disa telefonata prekse pasditen e sotme.

Ishte Egla dhe Erjola fillimisht të cilat zhvilluan një ‘bisedë’ me dy baballarët e tyre të cilët kanë ndërruar jetë kohë më parë.

Një ndër to është dhe Françeska e cila ka zgjedhur të ‘telefonojë’ veten e saj 15-vjeçare duke i thënë:

“Dua të flas me Françeskën kur ka qenë 15-vjeç. Në pikën më të vështirë të jetës së saj, kur s’kishte më asnjë shpresë për jetën dhe dua të them: Françeska, unë e di që ti nuk ke më shpresa, unë e di që jeta për ty është bërë e padurueshme, unë e di që ti kur e shikon veten në pasqyrë e urren, e fajëson veten për çdo gjë.

Unë e di që ti me zor çohesh çdo mëngjes dhe çdo ditë mendon se kur do të vijë fundi. Kur të kujtoj më dhimbsesh… më dhimbsesh nga urrejtja që ke patur për veten tënde.”-shprehet Françeska.