LifeStyle

Frika nga përjashtimi nga puna shkakton diabetin?

Shumica e njerëzve do t’ju thotë që janë të shëndetshëm, mirëpo disa rrethana jetësore thjesht nuk mund të kontrollohen.

Ka shumë faktorë të cilët rrisin rrezikun që të sëmureni nga diabeti, mirëpo nëse frikësoheni nga përjashtimi, atëherë jeni para një problemi edhe më të madh.

Personat të cilët janë të brengosur për shkak të mundësisë së përjashtimit kanë mesatarisht 19 për qind rrezik për sëmundje nga diabeti i tipit 2, tregojnë të dhënat e botuara në revistën shkencore “Canadian Medical Association Journal”.

Të dhënat janë grumbulluar nga rreth 141.000 persona, të cilët mesatarisht i kanë pasur 42 vjeç.

Theksohet që shkencëtarët shtojnë që frika nga përjashtimi nga puna që më herët është lidhur me shanset e mëdha për grumbullimin e mbipeshës trupore, si faktor i rrezikut nga diabeti i tipit 2.

Pjesëmarrësit në hulumtimet e shkencëtarëve të Kolegjit të Universitetit në Londër kanë jetuar edhe në Evropë edhe në SHBA.