Këngëtarja Morena Tadaku ka bërë një postim në llogarinë personale të Instagram-it, një dedikim prekës për të atin e saj, me të cilin është tepër e lidhur.Ajo i trembet humbjes së pashmangshme të të atit një ditë dhe i kërkon që ai mos të dorëzohet kurrë duke luftuar për veten.
“Ah, sa mall kam për ty… Ah, sa më lëndojnë vitet që po ikin e ti s’je si më herët e çdo ditë e më shumë frikësohem për shëndetin tënd e ditët e tua… Të kam në zemër me fjalën baba sepse ti e simbolizon atë më mirë se çdokush tjetër. Nuk ka diçka më të bukur se ti, nuk do ketë për mua diçka më të bukur se ty dhe të lutem asnjëherë mos u dorëzo sepse pa ty nuk jam një Morenë. Ti je gjithçka. Të dua me krejt shpirtin tim që vetëm ti e njeh.”Ndonse Morena shpeshherë nuk ngurron të tregojë lidhjen e ngushtë që ka me të atin.