Ushqimet e thata janë një snack ushqyese që po fiton gjithnjë e më shumë terren për shkak të ritmit të shpejtë të jetës. Çfarë është më e lehtë se sa të hani disa fruta të thata kur jeni të uritur?
Por disa besojnë se ngrënia e tyre mund të shtojë peshën trupore dhe se ato nuk ofrojnë lëndët ushqyese të duhura. Le të shohim më poshtë të gjithë të vërtetën për frutat e thata.
Frutat e thata janë frut që i është hequr pothuajse i gjithë uji me anë të tharjes. Gjatë këtij procesi fruti tkurret, duke ruajtur dendësinë e energjisë. Rrushi është ndër frutat e thata më të zakonshme, pasuar nga kumbullat dhe kajsitë. Ka disa varietete që përmbajnë sheqer dhe këto janë zakonisht mango, ananasi, bananet.
Një nga të mirat e frutave të thata është se ato mund të mbahen për një periudhë shumë më të gjatë se ato të freskëta. Gjithashtu, ato janë një snack shumë i dobishëm, veçanërisht kur dëshironi të hani diçka në udhëtimet tuaja, pasi nuk kanë nevojë për frigorifer.
Por a ju shëndoshin frutat e thata?