Shëndetësi

Frutat që parandalojnë sulmet në tru

Me rritjen e temperaturave, mjeket na paralajmërojnë që qëndrimi jashtë gjatë orëve më të nxehta mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë. Hipertensioni, goditjet cerebrale mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme duke rrezikuar dhe jetën e gjithsecilit prej nesh.

Goditja cerebrale ndodh kur zona të caktuara në tru nuk furnizohen me gjak, apo në to nuk rrjedh mjaftueshëm gjak. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin dhe mund të ndikojnë në aftësinë e të folurit, menduarit apo lëvizurit. Goditjet cerebrale mund të jenë fatale por mund të na lënë dhe me pasoja të pakthyeshme si paraliza të pjesshme të trupit.

Për të shmangur luhatjet e tensionit apo goditjet në tru gjatë stinës së verës konsumoni sa më shumë nga frutat e mëposhtme:

Bananet

Janë të pasura me potassium, mineral që ka fuqinë të ulë presionin e lartë të gjakut dhe mbron zemrën nga ataket kardiake.

Kivi

Plotëson 7% të nevojës trupore për magnesium (minerali më i rëndësishëm për shëndetin mendor) 9% të nevojave për potassium dhe 2% për kalium. Enzimat aktive të kivit parandalojnë trashjen e mureve të zemrës.

Portokalli

Ngrënia e portokajve për 3 deri në 4 javë rresht ka treguar se mund të ulë ndjeshëm presionin e gjakut duke minimizuar rrezikun për hypertension.

Domatet

Lycopene, karotenoidi i gjendur me shumicë tek domatet është vërtetuar të ulë ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru. Studimi shkencor është botuar në një revistë finlandeze dhe ka dalë në përfundimin se ky frut ul me 55% shancet e një goditjeje në tru.

Shega

Njihet gjithashtu për fuqinë e saj antioksiduese ndaj duhet ta konsumoni sa më shumë në trajtën e lëngjeve