Gjatë stinës së verës trupi ka një sërë reagimesh të ndryshme nga faktorët e jashtëm që e ndikojnë. Një ndër to është edhe fryrja e duarve apo e këmbëve kur temperaturat rriten.
Kjo ndodh veçanërisht me gjymtyrët gjatë gjithë verës.
Pra nëse kur zgjoheni keni gishta të hollë dhe të lehtë e në darkë i ndjeni ato të rënduar dhe unazat që vendosni zakonisht ju rrinë të ngushta po përjetoni fryrjen e duarve.
Një fenomen aspak i pëlqyeshëm që mund të ndikojë edhe në jetën tuaj të përditshme pasi duart humbasin edhe fuqinë.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të kësaj gjendje dhe si t’a evitoni sa më parë.
Përse ju fryhen duart
Fryrja e vazhdueshme e duarve njihet si diçka që ndodh më shumë tek gratë se tek burrat. Ajo çfarë që vihet re, është se fryrja e duarve përjetohet gjatë periudhave të nxehta të verës.
Kjo ndodh sepse kur ngrohet trupi, venat zgjerohen dhe për pasojë në to kalon më shumë gjak.
Sasia e madhe e përçimit të gjakut në trup ka tencencë të mblidhet tek gjymtyrët për shkak të gravitetit. Prandaj duart janë pika e parë dhe kryesore që preken nga kjo ndjenjë e rëndëse dhe fryrje.
Ky proçes është i nevojshëm për trupin për të rregulluar temperaturën e brendëshme ideale. Zgjerimi i venave dhe gjaku i tepërt që kalon në trup funksionon pikërisht si ftohës natyral.
Fryrja e duarve mund të shfaqet gjatë periudhave të ndryshme të jetës dhe në mosha të ndryshme. Gjithësesi nëse vjen nga vapa ka gjithnjë zgjidhje të shpejta.
Nëse nuk vuani nga ndonjë sëmundje që ju shkakton fryrje të trupit AgroWeb.org ju këshillon të provoni disa metoda natyale për të zgjidhur këtë problem.
Si t’i trajtoni
Ekspertët rekomandojnë në çdo rast të merrni në duar diçka të ftohtë. Pini një gotë ujë apo të lani duart me ujë të freskët duke i zhytur në të për disa minuta.
Nëse nuk ju gjenden këto alternativa pranë, mundohuni t’i masazhoni gishtat tuaj apo t’i tërhiqni duart në mënyrë që gjaku të qarkullojë. Mundoni të jeni gjithnjë aktivë dhe t’i lëvizni gishtat gjatë gjithë kohës për disa minuta rradhazi. Kini parasysh që të mbani trupin në lëvizje në mënyrë që gjaku të qarkullojë dhe fryrja të zhduket gradualisht.
Mbajtja e duarve lart për disa sekonda është gjithashtu një mënyrë e mirë çlirimi sipas mjekëve.
Nëse vuani nga ky problem edhe gjatë natës mund të zgjidhni t’i mbani sërisht duart lart mbi jastëk në mënyrë që gjaku të qarkullojë.
Gishtat e fryrë janë thuajse gjithnjë një reagim që trupi ka ndaj nxehtësisë, ndaj mundohuni që të qëndroni gjithnjë të hidratuar dhe të keni një shishe uji pranë.